Luzhiana Abazi, ish kryetarja e njësisë bashkiake nr.6 në Kombinat, ka mbyllur sytë këtë mëngjes pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Abazi u shua në moshën 47-vjeçare.
Lindur në Durrës, me profesionin mjeke, pedagoge në fakultetin e Mjekësisë, së fundmi ishte drejtoreshë e drejtorisë Rajonale të Fondit Tiranë.
Abazi ka qenë mjaft aktive në skenën politike shqiptare duke qënë një nga themelueset e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Nga viti 2012 e në vazhdim është anëtare e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Homazhet për Luzhiana Abazin do të zhvillohen të mërkurën, në Muzeun Kombëtar, në orën 09.00-11.00 për tu përcjellë më pas në banesën e fundit.
Luzhiana Abazi lindi ne qytetin e Durresit, me 19 Maj 1971.
Ne vitin 1994, u diplomua ne Fakultetin e Mjekesise, Universiteti i Tiranes.
Znj. Abazi ka kryer nje sere specializimesh dhe trajnimesh.
Gjate periudhes 1996-1998 ajo ka kryer nje specializim per mjekun e familjes . Me 1999 – 2000 perfundoi me sukses Master-in per “Menaxhimin e sherbimit shendetesor paresor”, Instituti superior “Della Sanita” ne Rome.
Ne periudhen 2000 – 2002 ka qene Drejtore prane Autoritetit Shendetesor Rajonal.
Znj. Abazi ka qene pedagoge ne Fakultetin e Mjekesise per rreth 5-vjet, ne vitet 2002 -2007.
Ne periudhen 2007-2011 eshte zgjedhur kryetare e njesise bashkiake nr.6 Tirane. Ne 2011-2013 ka qene drejtore e “Drejtorise nr. 2 te Punetoreve te Qytetit’, Bashkia Tirane.
Nga 2014-2016 Znj. Abazi ka ushtruar detyren si drejtore e Sherbimit Spitalor prane Fondit te Sigurimit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor (FSDKSH)
Nga 2016 e ne vazhdim eshte drejtore e “Drejtorise Rajonale te Fondit Tirane”.
Znj. Abazi eshte dalluar per angazhimin e spikatur ne politike. Nga viti 2012 e ne vazhdim ajo ishte anetare e Kryesise e Levizjes Socialiste per Integrim.
Top Channel