LSI, votë kundër reformës së ujit. Panariti: Rëndon fermerët me taksa

06/02/2018 13:52

LSI shpreh qendrimin kundër reformës së ujit të bërë publike nga qeveria dhe që po diskutohet në komisionet parlamentare.

Pas mbledhjes së grupit, deputeti i LSI Edmond Panariti tha se vota e kësaj partie në seancë plenare do të jetë kundër, pasi shqiptarët rëndohen me taksa.

“Pozicioni i LSI në raport me reformën e ujit dhe administrimin e integruar të burimeve ujore është i qartë. Të gjithë jemi të interesuar për një mirëadministrim të burimeve ujore të vendit dhe gjithë mekanizmat nuk duhet të kthehen në instrumenta penalizuese që shtojnë barrën e tatimeve dhe taksave, veçanrëisht përdoruesve të ujit në zona rurale. Për fat të keq hapat e qeverisë janë dekurajuese, në një masë të madhe fermerët. Duhet të ndodhte e kundërta, në vend që të propozojmë aplikimin e taksave shtesë që rëndojnë buxhetet familjare kur qeveria ka për detyrë të shtronte kanalet, ujësjellësat në infrastrukturë ne i rëndojmë familjet tona me taksa shtesë përtej barrës së lartë të taksave që janë të detyruar për të paguar dhe për shërbimet e tjera. Uji është jeta. Natyrisht një familje fermere atje në fshat pusin nuk e ka vetëm për vaditje por dhe përdorim familjar. Prandaj aplikimi i taksës është penalitet, rëndesë e pamerituar mbi familjet fermere dhe rëndon akoma më shumë gjendjen ekonomike”, tha Panariti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA