Foto arkiv

Reshjet intensive të shiut gjatë fundjavës dhe shkrirja e borës kanë rritur nivelin e Fierzës. Lumenjtë dhe përrenjtë dhjetëfishuan prurjet, të cilat ndikuan në rritjen e menjëhershme të nivelit të ujit në liqenin e Fierzës.

Aktualisht kuota e tij është 291.5 metra. Edhe katër metra i nevojitet të arrijë në kuotën maksimale. Bashkë me prurje të shumta të ujit, siç raporton korrespondenti i Top Channel në kukes, erdhën edhe një sasi e madhe mbetjesh që mbuluan menjëherë sipërfaqen e liqenit, një problem që po kthehet në katastrofe ekologjike për zonën dhe liqenin e Fierzës. Drini i Bardhe dhe Drini i Zi marrin me vete edhe gjithë mbeturinat që vijnë nga Kosova, Maqedonia, Kukësi e Dibra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA