Themeluesi i Tesla Elon Musk është përfshirë në shumë projekte gjigante duke filluar nga krijimi i linjave të furnizimit të makinave me energji elektrike, tek treni hyperloop që pritet të arrijë shpejtësinë marramendëse prej 1.000 km/orë, por sëfundmi ai është përfshirë në një tjetër projekt gjigant.

Miliarderi është themeluesi edhe i një kompanie private raketash SpaceX, e duket se ka ndërmend të përdorë teknologjinë e kësaj të fundit për të hedhur në hapësirë një makinë Tesla për të përshkruar hapësirën në një udhëtim ndoshta miliona vjeçar, nëse më parë nuk shpërthen.

Një video-projeksion në 3D e publikuar nga Musk në Instagram tregon se si raketa, do të niset nga Florida në testin e saj të parë këtë të martë dhe pasi të ndahet nga baza e saj do të vijojë në hapësirë për t’u hapur e për të lëshuar më pas edhe makinën Tesla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA