Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi ka dhunuar ish dhëndrin dhe ish krushqit e tij.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 8 të Korçës, pasi Aurel Xhambazi pas një konflikti ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish dhëndrit, E.K., 23 vjeç dhe dy prindërve të tij, të atit A.K., 45 vjeç dhe të ëmës V.K., 39 vjeçe.
Të tre personat morën mjekim në spitalin e Korçës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndaj 40-vjeçarit rëndon akuza e dhunës në familje.
Të dyja palët, pjesë e komunitetit rom shisnin në tregun e gjërave të përdorura ku dhe ka ndodhur konflikti.
Vajza e Xhambazit ishte ndarë nga 23-vjeçari dhe i kishte shkuar në shtëpi për të marrë fëmijën e mitur. Por ish bashkëshorti nuk ia kishte dhënë duke i thënë se fëmija nuk do. Ka qenë ky shkaku i nisjes së konfliktit mes tyre.
Top Channel