Kryeplaku i fshatit Biranj në Korçë është arrestuar për nga efektivët e policisë për dhunimin e një personi.

Burimet e policisë bëjnë të ditur se Bledi Nurçe, 36 vjeç, ka shkuar në shtëpinë e K.R., 19 vjeç dhe e ka goditur fizikisht dhe i ka kërkuar këtij të fundit, të dilte jashtë banese me pretendimin se e kërkonte Policia, për ta pyetur në lidhje me vjedhjen e disa pajisjeve elektroshtëpiake në banesën e L.M, 45 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2018.

Pasi kanë shkuar tek banesa ku kishte ndodhur vjedhja, Bledi Nurçe sërish ka ushtruar dhunë fizike ndaj 19-vjeçarit, me pretendimin se ky i fundit ishte autor i kësaj vjedhje dhe më pas e ka lënë të lirë.

Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes në akuzën e “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA