Basha-fermerëve: Qeveria ju braktisi, protestoni para kryeministrisë

06/02/2018 11:02

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi me fermerët e Divjakës u kërkoi këtyre të fundit të protestojnë para kryeministrisë ndaj braktisjes nga qeveria.

Fermerët e Divjakës u shprehën se janë mashtruar në fushatë nga kryeministri Rama. “Nuk marrim asnjë subvencion as në naftë, as në fara, as në plehra kimike”, u shprehën fermerët e Divjakës, të cilët thanë se po konkurohen padrejtësisht nga prodhimet e importit.

Fermerët shprehën shqetësimin se do të hedhin në lumë prodhimet e tyre, por kreu i PD-së i nxiti që të mos çojnë dëm djersën e tyre por të protestojnë në Tiranë.

“Duhet të hedhim Ramën në kanal, jo djersën tuaj”, u tha Basha fermerëve. Kryetari i PD shprehu bindjen se një qeveri që është vënë në shërbim të një grushti njerëzish të korruptuar dhe të lidhur me krimin, nuk do t’u shërbejë qytetarëve.

Basha tha se me programin e PD për mbështetjen me 150 milionë dollarë në vit, fermerët do t’ia dalin të konkurojnë me importin, të shesin prodhimet në treg dhe të rimëkëmben ekonomikisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA