Punonjësit e policisë bashkiake tanimë do t’i shërbejnë më mirë qytetarëve pasi ata po trajnohen në ambientet e akademisë së rendit për t’u aftësuar profesionalisht.

Një ndër detyrat kryesore të policëve bashkiakë në këtë periudhë është mbarëvajtja e aksionit të ndërprerjeve të lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit .

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, por sidomos atyre që janë biznesmenë dhe që e përdorin ujin e pijshëm për të fituar para, paguajeni sepse nuk do të ketë më tolerime. Deri në datën 28 shkurt, çdo qytetar ftohet të lidhë kontratë me UKT, jo vetëm në Tiranë, por në 61 bashkitë e Shqipërisë”, u shpreh Veliaj.

Prej disa ditësh në Tiranë ka nisur aksioni për ndërprerjet e lidhjeve të paligjshme te bizneset dhe pas 28 shkurtit do të fillojë te konsumatorët e thjeshtë.

“Kush lexon mediat ndërkombëtare, e kupton që betejat e së ardhmes, debatet e së ardhmes dhe, nëse doni ta quani, edhe luftërat e së ardhmes, nuk do jenë më për naftën, por për ujin, i cili është një nga produktet që ne e kemi me bollëk dhe që e abuzojmë në mënyrën më spektakolare. Kjo është arsyeja pse Bashkia e Tiranës është renditur e para në mbështetje të nismës së kryeministrit për të menaxhuar gjithashtu sektorin e ujit, ashtu siç u bë me sektorin e energjisë elektrike”, tha kryetari i bashkisë së Tiranës.

Pas ujit, bashkia e Tiranës paralajmëron edhe disiplinimin e zhurmave që vijnë nga lokalet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA