Fatjon Hoxha

Ditën e reshjeve të denduara të shiut në fundjavë, Fatjon Hoxha, elektriçist i OSHEE, humbi jetën në majë të një shtylle të tensionit të lartë, duke riparuar një defekt elektrik. Ngjarja tronditi të gjithë zonën. Juli Ristani udhëtoi në Rragam të Tropojës për të na sjellë lamtumirën e fundit të familjarëve dhe shokëve të Fatjonit.

Rrugët e Bajram Currit janë të zbrazëta. Një pjesë e banorëve janë drejtuar në Luzhe, 8 km larg për t’i thënë lamtumirë Fatjon Halil Hoxhës, punonjësit të OSHEE-së që vdiq në krye të detyrës.

Trupi i djalit, që në mars do të mbushte 33 vjec u vendos në lëndinën afër shtëpisë.

Nëna e ulur gati pa ndjenja afër të birit, mbahej nga nusja e Fatjonit. Babai dhe vëllai i të ndjerit i rrinin mbi krye.

Një shprehje thotë: Për të vdekurin ose flitet mirë ose heshtet. Për Fatjonin 32-vjeçar flasin të gjithë vetëm me fjale shpirti. Të ardhur nga qytete të ndryshme deri nga Korça e Durrësi, secili ka lidhjen e vet me të.

Në shtëpi punonte vetëm Fatjoni, bashkëshortja është e papunë, ndërsa prindërit pensionistë. Shokët e tij tregojne se ditën e tragjedisë kishin pirë kafen e mëngjesit me Fatjonin, i cili prej 1 viti punonte si elektriçist për OSHEE-në. Mos shko i kishin thënë, se po bëhet qameti. Po e priste vdekja, – thotë një shok i tij i fëmijërisë, që nuk pranon të tregoje lotët e burrit para kamerës.

Vendosja e kapakut mbi arkivol vulosi kapitullin e jetës për Fatjon Hoxhën baba i një djali 3 vjeç dhe i një vajze 1 vjeç e gjysmë.

Trupi i tij u varros në lëndinën pas shtëpisë, vendim ky i të atit, Halilit, që do ta ketë sa më afër birin e tij.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA