Pijet që të “sheshojnë” barkun

05/02/2018 13:04

Konsumimi i disa lëngjeve të frutave dhe perimeve janë një aleat i mirë për të reduktuar përmasat e barkut dhe belit.

Mbetet gjithmonë e rëndësishme që të keni regjim të mirë ushqimor, të bëni aktivitet fizik në mënyrë të rregullt, dhe këto pije ju ofrojnë një plus ushqyesish që ndihmojnë në rënien në peshë dhe shfryrjen e barkut.

Interesant është fakti se recetat janë nga më të ndryshmet dhe mund të përgatiten si për mëngjes dhe kur ju vjen për të ngrënë.

Ato ndihmojnë në detoksifikimin e trupit, dhe përveç të tjerash shmang mbledhjen e lëngjeve, kolesterolit dhe mbetjeve të tjera që ndërhyjnë në aktivitetin e metabolizmit.

Lëngu i mollës
Ai përmban pektinë, antioksidantë, dhe minerale të rëndësishme, që pasi asimilohen në organizëm përmirësojnë tretjen dhe ndihmojnë në rënien në peshë. Kaloni në frulator një mollë me fara lini dhe një gotë ujë, dhe kur masa të jetë bërë homogjene shtoni një lugë mjaltë.

Pijeni 30 minuta para mëngjesit apo në darkë para se të flini. Pijeni të paktën tre herë në javë.

Lëngu me agrume
Lëngu u agrumeve përmbledh sasi të madhe vitaminsh A dhe C, kalium dhe magnez, të gjitha të nevojshmet për të larguar toksinat dhe lëngjet nga organizmi.

Këta përbërës përveçse kanë antioksidantë dhe fibra natyrale, përmirësojnë procesin e tretjes dhe ndihmojnë në eleminimin e yndyrnave dhe barkun e sheshtë me shumë lehtësi.

Merrni lëngun e gjashtë portokalleve, dy grejfruti dhe gjysmë limoni dhe përziejini bashkë. Pijeni menjëherë para apo gjatë mëngjesit të paktën tre herë në javë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA