Në Lushnjë, përmbytja erdhi nga lumi Shkumbin. Lumi është rikthyer në shtratin e tij, por fshatrat janë ende të përmbytura.

Në Thanasaj banoret kanë dalë të heqin baltën që po lënë pas ujërat e turbullta që vërshuan të shtunën dhe të dielën. Shumë banesa janë ende nën ujë, por ndërkohë që ushqimi për blegtorinë është shkatërruar së bashku me kullotat dhe të mbjellat e zhytura nën baltë.

“Sa herë do ketë reshje gjithnjë kjo situatë është tek ne”, shprehet një banor.

“Shkumbini nuk e ka për herë të parë që na përmbyt. Nuk ishte hequr akoma balta nga përmbytja e parë”, tregon një banore e kësaj zone.

“Bëhet një menaxhim i keq i hidrocentralit”, shprehet një tjetër.

Ne disa zona uji është ende në një meter thellësi. Banorët thotë se përmbytje si kjo më parë provonin çdo 20 vite, ndërsa kohët e fundit përmbytja iu vjen në derë të shtëpisë çdo dy vjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA