Foto arkiv

Një oficer i policisë kufitare me detyrë në Pikën Doganore të Qafë-Thanës u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

SHÇBA njofton se në bashkëpunim me Prokurorinë e Pogradecit kanë arrestuar 32-vjeçarin Ardian Hoxha, nënkomisar me detyrë përgjegjës turni në doganën e Qafë-Thanës.

Akuza që rëndon ndaj 32-vjeçarit është ajo e korrupsionit pasiv, pasi dyshohet se kundrejt pagesave lejonte kalimin e shtetasve të ndryshëm në drejtim të Maqedonisë dhe zonës Shengen, pavarësisht se atyre u ishte ndaluar shkelja në këtë zonë.

SHÇBA thotë se hetimi po vijon për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA