Në fshatin Ferras, ku uji e balta kanë pushtetin
05/02/2018 14:40
Ferrasi, në Fier është fshati që pëson dëme më të mëdha sa herë që ujërat e lumit Vjosë dalin nga shtrati.
Dhjetëra familje në këtë fshat humbin çdo pasuri nga përmbytjet sistematike. Pa u tharë ende plagët e përmbytjes së dy muajve më parë familjet e këtij fshati janë dëmtuar sërish nga përmbytja e ditës së dielë.
Ata nuk kërkojnë ndihma ushqimore apo zëvendësimin e pajisjeve elektro-shtëpiake, por vetëm ndërhyrjen e shtetit.
Pastrimi i kanaleve kullues dhe ndërtimi i urës së re të autostradës Fier-Vlorë janë sipas banorëve dy nga shkaktarët kryesore të përmbytjeve të shpeshta që po ndodhin gjatë viteve të fundit.
Top Channel