
Xhamia më e bukur në botë! Xhamia e Ballies në Elbasan mori çmimin si objekti i kultit më i bukur në vitin 2025
08/03 15:08
Persona të paidentifikuar kanë hyrë mbrëmjen e të dielës në shtëpinë e një 36-vjeçari në Fushë Krujë, ku kanë marrë një sasi parash, bizhuteri dhe mjetin tip Volksvagen.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.30 në shtëpinë e B. K., 36 vjeç. Të armatosur dhe me maska, nën kërcënimin e armës ata kanë mundur të marrin sendet e vjedhura.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë dhe është ngritur grupi hetimor. Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Top Channel