Baltë nga ballkoni, rrëshqitje masive dheu në Gjirokastër, pallati në rrezik

05/02/2018 11:58

Në Gjirokastër janë aktive tre rrëshqitje të mëdha që po rrezikojnë dy pallate disa vila dhe 9 shtëpi historike në tri lagje të ndryshme.

Situata ka nisur 9 vite më parë ku një pallat u shemb duke marrë tri jetë. Rrëshqitjet vijuan të kërcënojnë edhe gjatë viteve në vijim duke u shënuar 5 të tilla dhe kulmuan këtë fillim viti pas reshjeve intensive që përfshinë Jugun e vendit.

Banorët e pallatit në lagjen “Kodra e Shtufit” thonë se ende janë të paqartë mbi masat ndërsa tregojnë se kodra kishte paralajmëruar për rrëshqitje rreth 2 muaj më parë kur u panë të çara në rrugën tashmë të shembur por nuk u morr asnjë masë për parandalimin.

Nëse kërkesa e bashkisë do të marrë përgjigje për shpalljen e gjendjes së emergjencës civile pritet që ndërhyrjet të shtrihen në një territor të gjerë të prekur prej pasojave të motit brenda në qytet dhe në tri njësi administrative.

Të dielën bashkia bëri me dije se situata alarmante i tejkalon mundësitë e ndërhyrjes prej buxhetit lokal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA