Alarmi i ekspertëve: Plastika po dëmton jetën detare

05/02/2018 11:27

Mbi rreziqet e plastikës në oqeane, vëmendja është tërhequr edhe herë të tjera, por këtë radhë shkencëtarët po kërkojnë me ngulm të hulumtohet ndikimi i saj te balenat, peshkaqenët dhe rajat që përdorin ushqime të vogla si planktoni, nga uji i detit.

Gjigantët e ujit, sipas ekspertëve përballen me “rreziqe të konsiderueshme” nga mikroplastika. Mendohet se disa balena mund të gëlltisin me qindra fragmente plastike në ditë.

Prioritare për monitorim konsiderohen Gjiri i Meksikës, Deti Mesdhe dhe Gjiri i Bengalit. Një grup kërkuesish nga SHBA, Australia dhe Italia janë bërë bashkë për të verifikuar rrezikun që përbën mikroplastika për të ashtuquajturit “filtruesit e mëdhenj”.

Bëhet fjalë për copëza plastike më pak se 5 milimetra, që mund të jenë tejet të dëmshme për jetën nënujore. Kontaminimi nga mikroplastika ka potencialin të reduktojë popullatën e të mëdhenjve të detit.

Por, pavarësisht kësaj, shumë pak kërkime po kryhen në lidhje me këtë rrezik. Problemet që mikroplastika mund t’i shkaktojë kategorisë së filtruesve të mëdhenj nisin nga dëmtimi i sistemit të tretjes e shkon deri te cënimi i proceseve biologjike, siç është rritja dhe riprodhimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA