Aktorja e “Sex and the City” njofton vdekjen e të vëllait

05/02/2018 13:42

Aktorja e “Sex and the City”, Kim Cattrall njoftoi vdekjen e vëllait të saj, pak pasi kishte bërë një apel publik për të siguruar informacione mbi vendndodhjen e tij.

Christopher Cattrall, 55 vjeç, ishte zhdukur nga shtëpia e tij në Alberta të Kanadasë, që prej së martës.

Cattrall u kërkoi ndjekësve të saj në rrjetet sociale ta ndihmojnë në gjetjen e tij. Aktorja njoftoi se çelësat, telefoni dhe portofoli i të vëllait ishin gjetur në tavolinë, dera kryesore ishte e hapur dhe 7 qentë e tij ishin lënë të pambikëqyrur.

“Chris nuk do ta bënte këtë. Na ndihmoni ta kthejmë në shtëpi shëndoshë e mirë”, u kërkoi ajo adhuruesve.

Më vonë gjatë së dielës, aktorja e lindur në Liverpool postoi një mesazh tjetër në “Twitter”, duke lajmëruar me hidhërim vdekjen e të vëllait. Ajo falënderoi personat që e kishin mbështetur, duke kërkuar privatësi.

Megjithatë, nuk u dhanë detaje të tjera mbi rrethanat e vdekjes. Një zëdhënës i policisë kanadeze sqaroi se nuk kishte arsye për të besuar se vdekja ishte e dyshimtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA