Masivi prej qindra metër kub që rrëshqiti mbi një pallat në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër, ka shkaktuar plasaritje të mureve të pallatit, ndërsa niveli i dheut shkon deri në katin e tretë të ndërtesës 8-katëshe.

Rrëshqitja e dheut dhe shembja e më shumë se 20 metra rrugë nisi mbrëmjen e së shtunës. Banorët e tij ndjenë lëkundjet rreth orës 21:00 të mbrëmjes dhe dolën menjëherë nga apartamentet. Dheu nga lëvizjet ka mbërritur deri në katin e dytë të këtij pallati. Një pjesë e madhe e kateve të para të këtij pallati është i mbuluar nga uji.

Sipas specialistëve, këtë radhë shkak për rrëshqitjen e tokës janë bërë reshjet e dendura të shiut që kanë mbërthyer qytetin e gurtë për më shumë se 36 orë. Pallati 8-katësh që ndodhet në lagjen “18 shtatori” ka lëvizur nga themelet e tij.

Pas dhënies së alarmit nga vetë banorët, ai u rrethua nga ana e policisë, që bëri edhe evakuimin e tyre. Askush prej banorëve nuk lejohet më të hyjë në pallat deri në një njoftim të dytë nga autoritetet përkatëse. Lajmërim është bërë edhe për banorët e shtëpive përreth për shkak të ndonjë rrëzimi të mundshëm të këtij pallati. Ata janë lajmreuar që të jenë në gatishmeri për ndonjë evakuim të mundshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA