Rezistenca kurde në Siri, ushtria turke pëson humbje në luftime

04/02/2018 11:45

Operacionet ushtarake të Turqisë në Siri nuk po rrjedhin ashtu siç mendoi Ankaraja në fillim.

Rezistenca kurde është ashpërsuar dhe të shtunën forcat ushtarake turke pësuan humbjet më të mëdha që nga fillimi i ofensivës në Sirinë veriore me 7 ushtarë të vrarë brenda ditës.

5 prej tyre humbën jetën kur tanku ku ndodheshin u sulmua në rajonin e Afrinit. Kryeministri turk Binali Yildirim u zotua t’i bëjë paraushtarakët kurdë “t’i paguajnë dyfish më shtrenjtë” humbjet e trupave të Ankarasë. Pas deklaratës së tij, avionët turq bombarduan egërsisht shënjestrat kurde në verilindje të Afrinit.

Operacioni turk “degë ulliri” nisi në 20 janar me objektiv kryesor dëbimin e njësive kurdë të mbrojtjes YPG-së nga zona e Afrinit. Ankaraja e konsideron këtë organizatë si grup terrorist dhe zgjatim të partisë së ndaluar të punëtorëve të Kurdistanit, që ka luftuar tre dekada rresht për autonominë e kurdëve në juglindjen e Turqisë.

Por, Amerika që i pa kurdët si aleatë në betejën kundër ISIS-it bën thirrje për frenim e të njëjtën gjë kanë bërë edhe fuqi të tjera perëndimore, përfshirë Francën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA