Reshjet e dendura të fundjavës dhe prurjet nga malet e Pindit në Greqi sollën dhe fryrjen e lumit Vjosa.

Në disa zona të Vlorës dhe Fierit, lumi ka dalë nga shtrati dhe ujërat kanë nisur të hyjnë nëpër banesa. Gjatë natës dhe mëngjesit janë kryer evakuime në banesat më të rrezikuara.

Krahas Vjosës, edhe lumi Shkumbin ka dale nga shtrati pranë Urës së Rrogozhinës dhe Çermës. Ndërsa në Gjirokastër banorët raportojnë se Ura e Hoshtevës, në Zagori, monument kulture i kategorisë së parë është rrëmbyer nga ujrat e lumit të Zagorisë.

Probleme nga moti i keq, si përmbytja dhe defektet në linjat e energjisë elektrike, raportohen edhe në disa qytete të tjera të vendit.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA