Gjyqi për drejtorët e ARRSH-së, kërkohet dorëheqja e gjyqtares
04/02/2018 15:30
Ish-drejtorët e Përgjithshëm të Rrugëve, Andi Toma dhe Dashamir Xhika, të arrestuar për shpërdorim detyre, dolën këtë të dielë para Gjykatës së Elbasanit për komunikimin e masës së sigurisë.
Seanca u ndërpre pasi avokatët kërkuan dorëheqjen e gjyqtares së çështjes, e cila do të zëvendësohet nga një gjyqtar tjetër.
Seanca u ndoq nga afër edhe nga ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto. Ish-drejtorët dyshohen se kanë abuzuar me tenderin e rrugës Elbasan-Gjinar.
Top Channel