Majko në SHBA, takohet me komunitetin shqiptar

03/02/2018 23:16

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, nisi të shtunën një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndalesën e parë e bëri në Miçigan, ku edhe jeton një numër i madh shtetasish shqiptarë. Majko, i shoqëruar nga Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, znj. Floreta Faber, Konsulli i Nderit, Ekrem Bardha dhe përfaqësues të tjerë të diasporës atje, vizitoi qendrat fetare të komunitetit shqiptar në Rochester Hills.

Majko pa nga afër Kishën Katolike të Shën Palit, e cila në çdo cep të saj kishte gjurmë shqiptare. Ndërsa famulltari i Kishës Dom Fred Kalaj i tregonte ambientet e mbushura me simbole e figura shqiptare, si Nënë Tereza dhe Skëndërbeu, Ministri Majko tha se bëhej fjalë për një lidhje shumë të bukur mes besimit dhe ndjenjës kombtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA