Dule folur për imazhin paqedashës të shqiptarëve kudo ku jetojnë në rajon dhe rolin e tyre në ndihmë të paqes në rajon, ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati ka kërkuar prej Greqisë përveç vazhdimit të bisedimeve dypalëshe për çështjet që preokupojnë marrëdhëniet shqiptaro-greke, çështjet e integrimit europiane të rajonit, apo problemeve të ndryshme rajonale, të njohë edhe Kosovën.

“Kam studiuar në Greqi, kam kaluar një vit në Athinë dhe kam kujtime të mira nga Athina. Kam miq të mirë jo vetëm në politikë, por edhe në shoqërinë civile dhe akademike. Nuk kam studiuar në Turqi, por them se kemi gjithashtu marrëdhënie të mira dhe strategjike me Turqinë”.

“Pavarësisht se ku jetojnë shqiptarët në Ballkan, ata kanë dëshmuar në të kaluarën se janë element vitalë të stabilitetit demokratik dhe perspektivës Euro-Atlantike në rajonin tonë. I vetmi frymëzim që shqiptarët kanë është i lidhur me këtë proces, me integrimet euro-atlantike. Nuk I takon qeverisë shqiptare të flasë për shembull për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Kosovës. Natyrisht, ne do të mirëprisnim dhe kërkojmë njohjen nga Greqia të Kosovës si shtet, sepse ne do ta shihnim këtë si një hap në drejtimin e duhur dhe si një investim për stabilitetin e rajonit tonë”, u shpreh ministri i Jashtëm shqiptar.

Bushati u pyet edhe për bisedimet mes Athinës dhe Shkupit në lidhje me emrin e Maqedonisë, duke iu kërkuar të thotë pikëpamjen e tij, apo edhe kë emër sheh si mundësi më të mundshme.

“Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët që të ecin përpara për zgjidhje. Të dy vendet do të përfitojnë nga zgjidhja me kompromis në këtë drejtim dhe mendoj të njëjtën gjë për të gjithë rajonin. Ne i kushtojmë një kujdes të veçantë kësaj çështjeje pasi atje ka shqiptarë që jetojnë”, u shpreh Bushati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA