Albanian ICT Awards, konkursi mbarëkombëtar në fushën e teknologjisë së informacionit, çeli edicionin i 6-të në kërkim të shqiptarëve të suksesshëm në ICT.
ICT Awards është një konkurs kombëtar, ka për qëllim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të shquar, udhëheqësve të suksesshëm të biznesit, novatoreve e te rinjve entuziaste te ICT.
“Sot fillojmë rrugëtimin, jo të një evenimenti. Por të një serie aktivitetesh, takimesh, workshop-esh, përgjatë tre muajsh. Në të gjithë territorin e Shqipërisë. në Shqipëri. Kosovë, Maqedoni e më gjerë”, u shpreh Kushtrim Shala, bashkëorganizator i Albanian ICT Awards.
Kryetari Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj zbuloi se bashkia kishte marrë vendimin për të kthyer Piramidën e Tiranës në qendrën më të madhe të IT-së në rajon.
I ftuari special ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Luka tha se transformimi dixhital është objekti kryesor për ta. Sponsor tradicional për rrugëtimin prej gjashtë vitesh i Albanian ICT Award, është edhe Fondacioni “Dritan Hoxha”.
Top Channel