“Darka e fundit” e mafiozëve u pagua nga FBI

02/02/2018 14:17
Joey Merlino, bosi mafioz i Filadelfias, SHBA.

Me siguri që do ta bënin përsëri.

FBI ka shpenzuar 25 000 $ për të “joshur” 20 mafiozë në “Darkën e tyre të Fundit”, ku ishte i pranishëm edhe një i penduar në rolin e Judas.

Restoranti italian “Rigoletto”, ku darkuan mafiozët

Bosi i Filadelfias, Joey Merlino ishte personi kyç që agjentët donin të kapnin dhe për të realizuar aksionin me sukses organizuan një darkë Krishtlindjesh me ushqime tradicionale si “gnocchi Bolognese” dhe “fettuccine matriciana”, në një restorant të famshëm italian në lagjen Bronks të Nju Jorkut. “Ne siguruam paratë dhe paguam për festën. Mbi 20 vetë ishin të pranishëm, dhe ne paguam faturën për të gjithë”, tha agjenti William Inzerillo gjatë dëshmisë në gjykatë.

Restoranti italian “Rigoletto”, ku darkuan mafiozët

Sipas FBI, kjo darkë ishte e vetmja mënyrë që mafiozët të linin “strofkat” e tyre në Filadelfia dhe të udhëtonin deri në Nju Jork. Paratë i ishin dhënë të penduarit John Rubeo, i cili kishte realizuar edhe udhëtimin e Merlinos nga Filadelfia në Nju Jork.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB