Surprizat e së shtunës në “Shiko kush luan”

01/02/2018 12:56

Një super emision premton moderatorja Luana Vjollca këtë të shtunë në “Shiko kush luan” në orën 20.50.

Ashtu si javën e kaluar sërish Luana vjen me flokët bjondë dhe me një veshje mjaft elegante ngjyrë të zezë.

Moderatorja ka publikuar një video në rrjetin social Instagram me momentet më të bukura të emisionit, ku zbuluohen edhe të ftuarit, të cilët do të qëndrojnë krah dy kapitenëve të skuadrave blu dhe e kuqe, Ed Manushi dhe Gent Hazizit.

Të ftuarit e mbrëmjes janë figura të njohura të ekranit si: Bujar Qamili, Genta Ismajli, Butrint, Mateus Frroku, Anxhela Peristeri dhe Rosela Gjylbeku.

Ende nuk dihet se si do të jenë të ndarë artistët në skuadra por ajo që mund të themi me siguri është se ashtu si çdo fundjavë “Shiko kush luan” do tiu mbajë të gozhduar përpara ekranit të Top Channel, pasi surprizat dhe argëtimet do të jenë të larmishme.

Mos harroni, të shtunën në orën 20.50 “Shiko kush luan” në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA