Protestë me këmborë për subvencionet, blegtorët e Dibrës kërkojnë pagesat

01/02/2018 15:22

Blegtorët e Dibrës u mblodhën për të protestuar në qendër të Peshkopisë.

Për t’u dëgjuar zëri i tyre ata varën para zyrave të Prefektures të Qarkut të Dibrës këmborët e bagëtive.

Blegtorët dibranë kërkojnë subvencionet e vitit 2017 dhe thonë se gjatë këtij viti as nuk do t’i plotësojnë më dokumentacionet.

“Paratë të gjitha i kemi paguar. Gjilpërat me para, etiketat në vesh me para, duam të therim keçin na duhet të shkojmë në Lezhë. Blegtoria ka mbetur në mëshirë të fatit dhe të Zotit”, thonë blegtorët.

Në Drejtorinë e Bujqësisë në Peshkopi thonë se shkak për vonesën është bërë skema e subvencioneve.

“Nuk janë subvencionuar për skemën e e blegtorisë, shkaku ka qenë është se Qeveria mori në shqyrtim të gjithë skemën. Ndryshe nga vitet e mëparshme, fermerët nuk do të bezdisen me dokumentacione të shumta, por do të aplikojnë direkt në e-Albania”, thonë nga Drejtoria e Bujqësisë në Peshkopi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA