Deputetët e opozitës refuzojnë lirimin e foltores së Kuvendit dhe as kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, i përjashtuar nga Gramoz Ruçi nuk e la sallën.

Kryeparlamentari Ruçi iu drejtua shërbimeve të Kuvendit për të zhbllokuar me forcë foltoren dhe rinisjen e seancës.

Ndërkohë opozita thotë se Gramoz Ruçi është në shkelje të rregullores me ndërprerjen e fjalës së Edmond Spahos.

Partia Demokratike thotë se duke marrë shkas nga shkelja e rëndë e ligjit për ekstradimin e Nazer Seitajt, sipas saj me urdhër të Kryeministrit Rama, Edmond Spaho do të kërkonte praninë në sallë të Edi Ramës.

“Ndërprerja brutale e fjalës së kryetarit të grupit të PD solli reagimin e grupit të opozitës”, thonë demokratët.

Kreu i Kuvendit vijoi seancën, ku deputetët e mazhorancës nisën të flasin nga vendet e tyre në sallë sipas rendit të ditës, ndërsa si deputetët e Partisë Demokratike, ashtu edhe deputetët e Lëvizjes Socialiste për integrim refuzuan marrjen e fjalës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA