Në klasën e dytë dytë, në shkollën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë, lënda e matematikës për herë të parë në ciklin fillor zgjati 2 orë, nën drejtimin e mësuese Brunildës.
“Tema që ishte sot dha mundësi përtë kryer shumë veprimtari, dhe njëkohësisht la kohë për ti kontrolluar fëmijët”, thotë mësuese Brunilda.
Skema e re është zbatuar edhe në shkollën “Ardian Klosi”, te Bregu i Lumit:
“Ne bashkë zhvilluam të paktën të 5 kompetencat e gjuhës, siç i kemi të dëgjuarit, të lexuarin, të foluri, punën në grup”, thotë Erina Kadiu, mësuese në këtë shkollë.
“Mua mu duk shumë i mirë ky orar, dhe çantat nuk na rëndonin aq shumë”, thotë një nxënëse
Edhe në Shkodër qëndrimet e para të mësuesve dhe nxënësve që pyetëm janë pozitive
“Nxënësit janë nxjerrë shumë rehatshëm”, thotë një mësuese.
“U fokusuam te këto tre lëndë që kishim dhe jo në 7 që kemi patur herë të tjera”, thotë një nxënëse.
Në Fier, konkretisht në shkollën “Jakov Xoxa”, ka edhe nxënës që mendojnë ndryshe.
“Ora është shumë e gjatë dhe ne nuk kemi durim të rimë në shkollë”, thotë një nxënëse.
Edhe nga shkolla “Ismail Qemali” në Vlorë përshtypjet janë të mira, veçanërisht për peshën e çanta, që me vetëm 3 libra do të jenë më të lehta.
“Është shumë më i bukur, sidomos, se mua më pëlqen shumë matematika”, thotë një nxënës.
Ndërkohë, duke qenë se skema “3 lëndë në 6 orë” është fleksibël, ka edhe shkolla në mbarë vendin që ende nuk e kanë zbatuar, por e kanë shtyrë për ditën e hënë si fillim jave.
Top Channel