Rruga pranë ish zonës së Kënetës në qytetitn e Durrësit vazhdon të mbetet problematikë për këmbësorët. Por këtë herë nuk është mungesa e një mbikalimi që përbën problem por rreziku që marrin përsipër kalimtarët e zonës duke mos e respektuar atë dhe duke përdorur rrugën e automjeteve për të kaluar.
Sikurse duket edhe nga pamjet e dërguara në “Ti raporton”, disa prej këmbësorëve nuk përdorin mbikalimin për të kaluar nga njëra anë në tjetrën por e përshkojnë atë mes-përmes. Madje ata kanë prishur edhe një pjeëe të barrikadës anësore të saj në mënyrë që të krijojnë kalime alternative.
Kohë më parë, banorët e kanë ngritur disa herë problemin e mungesës së një mbikalimi pasi kalimi i rrugës kishte rezultuar edhe burim aksidentesh. Por sot, pleq e të rinj preferojnë më shumë të rrezikojnë sesa të ngjiten në mbikalim.
Top Channel