Protestat nuk do të ndalen u shpreh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, teksa vijoi se Kuvendi do t’i kthehet normalitetit kur kur t’i kthehet Kushtetutës.

“Protestat nuk do të ndalojnë në asnjë moment. Nuk janë thjesht thgirrja e qytetarëve në bulevard, nga më të ndryshmet. Kemi protestat te gjimnazistët, studentët për tarifa më të ulëta, minatorët, edhe tek ata qytetarë që quhen shtresa e mesme po që edi rama i shkatërroi me taksat e larta. Rikthimi normal do të jetë kur Parlamenti t’i kthehet Kushtetutës”, tha Kryemadhi.

Në mënyrë simbolike kryetarja e LSI tha se tashmë “çizmja e çdo shqiptari do të bjerë mbi kokën e Edi Ramës”.

“E prisja dhe pres akom agjëra më të rënda. Sado të mundohet të largojë vëmendjen me historira nga më të ndryshmet dhe për të ringjallur histerinë popullore për skena si regjisor apo artist që mundohet ti krijojë nuk do ta shpëtojnë dot. Sot i kisha këpcuët me takë të rënda mos u shqetësoni çizmja është simboli. çizmja më e rëndë është ciczmja e krimit të organizuar, dhe duhet t ëkthehet në çizme të çdo shqiptari në kokën e Edi Ramës”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA