Kishat ortodokse të Rrethit të Sarandës, pjesë e Qarkut të Vlorës, janë vënë nën fokusin e agjencisë së lajmeve “Reuters”, nën një album fotografik të titulluar “Kishat e rrënuara të Shqipërisë, që kërkojnë të shpëtohen”.
Në foto shfaqen kishat ortodokse “Shën Athanasi” të Leshnicës dhe Muzinës në Sarandë.
Në to shfaqen afresket e dëmtuara, e në përshkrim thuhet se qeveria shqiptare dhe vet Kisha Ortodokse shqiptare kanë nisur restaurimin e disa prej strukturave që datojnë nga periudha e Bizantit e më vonë.
Veç “rrënojave” theksohet gjithashtu se kishat ndodhen shpesh në vendndodhje piktoreske, e pasuria e tyre reflekton edhe politikat shqiptare përgjatë shekullit të fundit.
Një pjesë e vogël historiku është përmendur për Shqipërinë, gjithashtu, duke nisur nga shtetndërtimi pas Luftës së Parë Botërore pas qëndrimit për një kohë të gjatë nën sundimin osman, e kalimi më pas në komunizëm pas Luftës së Dytë Botërore.
“Vetëm pas vitit 1990, Shqipëria përqafoi demokracinë – thuhet në një përshkrim fotoje, – e tashmë vendi aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian”.
Top Channel