Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Një çift shqiptarësh janë mes 50 të arrestuarve në Itali për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.
Ardian dhe Lindita Dema, burrë e grua, banorë në Castellarano, janë çifti shqiptar i arrestuar nga autoritetet italiane.
Mediat italiane raportojnë se ata janë arrestuar pas përfundimit të hetimeve për trafikimin e drogës nga Afrika e Veriut, ku anëtarët e grupit kujdeseshin për importimin e drogës nga Maroku dhe nëpërmjet korrierëve sillnin lëndën narkotike të llojit hashash përmes Spanjës në kamionë.
Detyra e çiftit shqiptar ka qenë ruajtja e lëndës narkotike që shpërndahej më pas pranë zonës ku ata banonin.
Ardian Dema, me profesion picier, i lindur në Krujë në vitin 1972, raportohet se ka qenë arrestuar edhe në marsin e vitit 2016, pasi u kap me 50 kilogramë drogë, e tashmë rikthehet sërish në qeli. Por në përfundim të hetimeve për këtë grup, hetuesit italianë kanë arritur në konkluzionin se edhe bashkëshortja e tij Lindita Dema ishte e përfshirë në trafikun e drogës.
Top Channel