Intervista e plotë/ Rrëfimi ekskluziv i Ramës, nga besimet fetare te dashuria për gjuhën shqipe: Jam i krishterë, por shoh fetë e të tjerëve dhe kuptoj që reflektohet i njëjti Zot
05/04 23:50
Deputetja e LSI-së, Nora Malaj tha para mediave se në sallën e Kuvendit ka marrë fund kodi i etikës.
“Nëse do të kishit dëgjuar sot se çfarë fyerje ju bënë deputetët e pozitës do kishit kuptuar që Ka mbaruar kodi i etikës dhe ka filluar kodi i luftës dhe i ngacmimeve seksiste në Parlamentin shqiptar”, deklaroi ajo.
E shoqëruar nga Kejdi Mehmetaj dhe Floida Këpaçi, Nora Malaj u përplas edhe me deputetin socialist Taulant Balla.
“Ju jeni modeli më i keq që mund të ketë rinia shqiptare”, iu drejtua ai deputeteve kreu i grupit parlamentar socialist.
“Taulant Balla duhet t’u japë llogari shqiptarëve se si votoi me 74 vota kundër propozimit për librat falas për fëmijët”, deklaroi deputetja Këpaçi.
Top Channel