Para gazetarëve, Sali Berisha nuk e akuzoi Edi Ramën vetëm për ekstradimin e Nezar Seitit, por u ndal edhe tek çështja e kufirit detar me Greqinë.
Berisha foli për pazare.
“Edi Rama ka bërë aktin më antikombëtar në historinë e vendit, pazarin e kufirit detar të Shqipërisë me Greqinë, në të cilën ministri i Jashtëm grek thotë se fituam zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje. Të gjithë ata që mendojnë se kjo është deklaratë propagandistike e ministri grek gënjejnë veten e tyre”, tha Berisha.
Ish-Kryeministri akuzon pasaardhësin e tij se i ka dorëzuar Greqisë fushat më të mëdha të gazit dhe naftës në Mesdhe.
“Edi Rama ka dorëzuar fushat e gazit më të mëdha të Mesdheut dhe Jonit, por edhe naftën. Sipas marrëveshjes sonë, këto fusha i takonin 100 për qind Shqipërisë në atë kohë”, u shpreh ai.
Top Channel