Qëndroi 20 orë ulur, paralizohet – VIDEO
31/01/2018 18:23
Një person i apasionuar pas lojërave elektronike ka mbetur i paralizuar nga mesi e poshtë pasi qëndroi për 20 orë ulur pa ndërprerje.
Sipas raportimeve të mediave vendase, burri, ende i paidentifikuar, i’u lut miqve të tij të përfundonin për të lojën. Ai zbuloi se nuk mund të lëviste pjesën e poshtme të trupit të tij vetëm kur tentoi të shkonte në tualet.
Fansi i lojërave nisi të luante nga mbrëmja e 27 Janarit derisa shokët e tij telefonuan ambulancën, pasditen e 28 Janarit.
Ngjarja ndodhi në një qendër interneti në Provincën Zhejiang në Kinë.
Top Channel