Në uzinën e përpunimit të thelle të naftës në Ballsh nuk ka shenja jete prej rreth 3 muajsh.
887 punonjesit e saj gjate kesaj periudhe i kemi parë të enden duke kërkuar rifillimin e punës, duke marshuar më këmbë drejt Tiranës ku dhe janë takuar me ministrat e ekonomisë dhe energjetikes apo kanë biseduar në videokonferencë me kryeministrin pas së cilës dolën të pakënaqur ashtu sic reaguan edhe kunder deklaratës së ministrit të financave që u sugjeronte të aplikonin për statusin e papunësisë
“Nuk punon që në nëntor 2017.Fillimisht na ndalën punën për arsye të një defekti pastaj se nuk u furnizuam nga kompania me lëndë të parë”, thotë Gjergji Selmani, sekretar i sindikatës.
“Ne jemi në gjendje kaotike. Presim diçka nga goja e kryeminstrit. Por që nga ajo ditë s’po shohim gjë konkrete. Të paraqitet dikush ta marrë ta vërë në punë.Pagat e prapambetura me Azrbajxhanit janë 15 dhe një pjesë e dhjetor janar me IRTC”, tha Kamber Iljazi, kryetar i sindikatës së përpunimit të naftës.
Pas punonjësve të uzinës së përpunimit të thelle të naftës në Ballsh dhe rafinerisë së Fierit në protestë janë hedhur edhe zjarrfikësit. 45 punonjës te repartit zjarrfikës të kombinatit të përpunimit të naftës protestuan para prefekturës së Fierit se kanë 16 muaj që nuk marrin pagat.
“S’ shkojmë dot në familje. Do ta përshkallëzojmë deri në grevë urie, do të bëjmë çdo betejë”, thotë një nga zjarrfikësit.
“Të na lëshojë një letër prefekti që të mos na kapë ligji po të paraqitemi në punë”, thotë një tjetër.
“Nëse reparti braktiset bie bomba atomike”, shprehet dikush tjetër.
Zjarfikësit thonë se situata e tyre është absurde pasi ligji i detyron të qëndrojnë në punë edhe kur uzina nuk ka punë.
Top Channel