Operacioni shqiptaro-grek, kapen 3 shqiptarë me 81 kg hashash

30/01/2018 16:01

Një tjetër operacion ndërkombëtar antidroge, në bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe asaj greke, është kryer me sukses gjatë mbrëmjes së të hënës dhe orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte, duke arrestuar 3 shtetas shqiptarë dhe sekuestruar një sasi droge prej 81 kg hashash.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit e grupmoshës 23-26 vjeç: A.N. nga Rrësheni e me banim në Shëndëlli të Konispolit, K.LL. nga Cakrani i Fierit, si dhe M.L. nga Peshkopia.

Policia Kufitare e Sarandës siguroi informacionin se të dyshuarit po transportonin lëndë narkotike dhe ishin nisur drejt Greqisë.

Menjëherë u njoftua pala greke, konkretisht Policia e Igumenicës, e falë kontrolleve nga të dyja anët e kufirit me kamera të vendosura posaçërisht për këtë rast, u bë i mundur ndalimi i shqiptarëve në Parapotamo, zonë e Filatit.

Dy shtetas të tjerë u arratisën duke përfituar nga errësira.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA