Ndotja alarmante ka detyruar Bashkinë e Shkupit të aktiviziojë sërish transportin publik falas në kryeqytetin e Maqedonisë.

Kryetari i saj, Petre Shilegov tha se po diskutohet dhe marrja e masave të tjera, të cilat të ndihmojnë në parandalimin e rritjes së nivelit të kësaj ndotjeje, të kthyer tashmë në një shqetësim serioz.

Nga vet punonjësit e Bashkisë është kërkuar të japin shembullin të parët, e të shkojnë në punë me autobusë apo transport të organizuar.

Ndërmarrja Komunale Publike është urdhëruar nga ana tjetër, që të intensifikojë ndjeshëm aktivitetin për pastrimin e rrugëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA