Luan Rama, në një deklaratë pas mbledhjes së grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, deklaroi se “Nazer Seiti u hoq nga duart e drejtësisë shqiptare”.
“Jemi përpara një situate skandaloze, jemi përballë një situate ku shteti i kundërvihet drejtësisë, ku shteti mban anën e krimit dhe përmes autoriteteve të veta bëhet palë me narkotrafikantët, duke hequr nga dora e drejtësisë të vetmin dëshmitar të akuzuar. Në kundërshtim me ligjin procedurial penal, është ekstraduar për në Itali ky shtetas, ndërkohë që ndaj tij kishte masë arresti me burg nga gjykatat e të gjitha niveleve dhe në këtë mënyrë është hequr nga duart e drejtësisë ky personazh i botës së krimit”, tha nënkryetari i LSI-së.
“Kjo çon në pengim të hetimit në vijim të çështjes. Prokuroria deklaron se ky person gjendej nën akuzë nga PKR. Ky është bashkëveprim i organizuar dhe i qëllimtë për të penguar hetimin deri në fund. Ky është skandal i madh”, shtoi Luan Rama.
Top Channel