Low-FODMAP është një dietë komplekte e cila ka treguar se është efektive në menaxhimin e punës së aparatit tretës. Ajo përfshin kufizimin e karbohidrateve të dobëta për tu asorbuar e të fermentueshme, të njohura me emrin FODMAP, për një periudhë të kufizuar, zakonisht mes 4 dhe 6 javë.
Kjo fazë eleminimi pastaj ndiqet nga një fazë rikthimi ku trupi është sfiduar me ushqimet e kufizuara më parë për të zbuluar ndonjë ushqim që shkakton efektin e quajtur Sindromi i Zorrëve Nervoze.
Çfarë do të thotë emri FODMAP? Në fakt është një akronimë.
Fermentable- Fermentimi
Oligosaccharides, që përfshin fruktanët dhe galakto-olisakaridet që gjenden te gruri, thekra, qepra, hudhra, bishtajoret dhe ushqimet e tjera.
Disaccharides, laktoza që gjendet në qumësht dhe bulmet.
Monosaccharides, fruktoza që gjendet në ushqime si shalqini dhe bizelet.
And- Dhe
Polyols, ku përfshihet sorbioli, mannitoli dhe xylitoli që gjenden të molla, kumbulla, çimçakëzat etj.
Kjo dietë është mjaft efektive tek njerëzit që kanë probleme me sistemin tretës, dhe me përpunimin e karbohidrateve natyrale që gjenden në disa ushqime. Por ekspertët thonë se kjo dietë duhet të mbahet me këshillë të mjekut.
Në fakt, ndryshe nga më herët, ku foksui i detave ka qenë rënia në peshë, së fundmi, dietat shkencore janë fokusuar në regjimin ushqimor për të parandaluar një sërë sëmundjesh kardiake, tensionin e gjakut dhe aparatit tretës. E fundit ishte kombinimi i dietës Mesdhetare me DASH e cila parandalonte dhe dementian, e njohur si dieta MIND.
Top Channel