Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar përmes dy eksponentëve të saj, ish ministres së Integrimit, Klajda Gjosha dhe Petrit Vasilit lidhur me bisedimet Shqipëri-Greqi.
Në një status në Facebook Gjosha akuzon ministrin e Jashtëm Ditmir BUshati se ka mashtruar për këto bisedime.
“Dëgjuam mashtrimet për diskutimet mbi cështjen Çame, kur në deklaratat e fundit të Ministrit Kotzias, duket se pala greke nuk ka kryer asnjë diskutim për një cështje që Greqia, sic deklaron ai, nuk e njeh! Dëgjuam për marrëveshjen e detit, aq shumë të sulmuar deri më sot nga të njëjtët individë, ku e njëjta retorikë u përdor edhe dje! Sot po kuptojmë se Shqipëria paska falur edhe 12 milje të tjera të ujrave Shqiptare!!! Cfarë po ndodh? Edhe sa mashtrime të tjera jemi të detyruar të dëgjojmë deri në Prill kur të përfundojnë marrëveshjet mes palëve? Gjithcka qe kërkuam ishte pak transperencë për hir të qytetarëve shqiptarë. Jo transparencë që nuk ka por mesa shoh qënkan të gatshëm të shesin edhe shpirtin e qytetarëve tanë për interesa të ngushta personale!”, shkruan Gjosha.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Petrit Vasili thotë se kryeministri vazhdon të gënjejë.
“Kryeministri ka klithur e uleritur deri ne neveri per ceshtjen e kufirit detar me Greqine. Gjeti edhe tradhetare e armiq te popullit. Po sot te gjithe mesuam se ujerat greke do te zgjerohen me 12 milje. Perfundimisht ky kryeminister mbetet genjeshtar pa sherim sic genjeu edhe per ceshtjen çame. Ka vetem nje keshille lidhur me kete individ, qe eshte sinonim i genjeshtres: MOS E BESONI!”, shkruan Vasili.
Top Channel