Pro projektit të Aeroportit të Vlorës ka dalë sot edhe ambasadori turk në Tiranë. Ai tha se Turqia është investitori i dytë më i madh në Shqipëri me 2.7 miliardë dollarë.
“Konsorciumi që po ndërton aeroportin më të më madh në botë në Stamboll, i ka bërë propozimin zyrtar qeverisë shqiptare për të ndërtuar aeroportin më të ri të Vlorës, qytet që e kemi shumë për zemër.Vlerësimin le ta bëjnë vëllezërit shqiptarë, opinion publik shqiptar. Unë do të bëj të gjitha përpjekjet që marrëdhëniet ekonomike tregtare midis dy vendeve të rriten edhe më tej. Shuma e investimeve të kompanive të biznesit turk në Shqipëri kapin shifrën 2.7 miliardë dollarë. Ne jemi investitorët e dytë në Shqipëri. Bindja jonë është, dora që mbështet, dora që jep është më e fuqishme se gjuha që kritikon”, u shpreh Murat Ahmet Yoruk, ambasadori turk në Shqipëri.
Top Channel