Aeroporti Lukla në Nepal konsiderohet një nga aeroportet më të rrezikshëm në botë.
Këtë e kanë vërtetuar edhe njëherë disa pamje të reja që tregojnë uljen dhe ngritjen e avionëve në pistën e tij, një nga më të pjerrëtat në botë.
Video e parë, e filmuar nga pjesa e poshtme e një avioni Dornier 228, tregon uljen “e frikshme” në Himalaje, ndërkohë që klipi i dytë tregon një ngritje po ashtu drithëruese të avionit.
Aeroporti Lukla ka krijuar një reputacion të tillë për shkak të pistës së vogël, vetëm 20 metra të gjerë dhe 460 metra të gjatë, më pak se një e dhjeta e standardit (5,500 metra) në aeroportet ndërkombëtare.
Për t’u ngritur dhe për t’u ulur në aeroport, i cili ndodhet rreth 3048 metra mbi nivelin e detit, pilotët duhet t’i nënshtrohen një trajnimi të veçantë dhe rigoroz. Që në vitet 1970, në aeroportin Lukla janë regjistruar shumë aksidente, tanimë në shifra të dyfishuara.
Top Channel