Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi akuzoi qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama, se po tenton të bllokojë dhe të mbyllë hetimin e çështjes Tahiri-Habilaj, duke ekstraduar dëshmitarin kyç Nezar Seiti, ndërsa ky i fundit ishte ende nën hetim nga Prokuroria.
“Qeveria e Edi Ramës, e cila mbështetjen dhe legjitimitetin e saj dhe ardhjen në pushtet e bazon tek bandat kriminale, është hedhur në sulm për t’u mbrojtur pikërisht duke mbrojtur banditët. Në vend që të dorëzojë në ekstradim kriminelë të dënuar për trafiqe droge, në Itali, si Durim Keçi apo Agron Xhafaj, i liron por nuk i ekstradon. I liron me vendime gjykate vetëm e vetëm që ata të mos ekstradohen. Ndërkohë, persona që janë nën hetim për krim të organizuar, trafik droge në çështjen e famshme Tahiri-Habilaj, dëshmitarin kyç si Seitaj, që është në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, me vendim gjykate e transferon në Itali vetëm e vetëm që të bllokojë dhe mbyllë çështjen Tahiri-Habilaj”, deklaroi Bylykbashi.
Top Channel