Athina përjetoi orë ankthi natën e së shtunës, duke u gdhirë dita e sotme, ku u rikthyen përleshjet mes anarkistëve dhe forcave të policisë.

Sipas autoriteteve, një grup të rinjsh sulmuan forcat e policisë në zonën e lagjes rebele “Eksarqia”. Ata hodhën gurë dhe kokteile molotov, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës.

Përleshjet vazhduan për disa orë dhe përfunduan rreth orëve të para të mëngjesit. Prej sulmeve të anarkistëve, disa makina u dëmtuan, ndërsa policia thotë se nuk ka asnjë të plagosur dhe gjithashtu asnjë të ndaluar nga radhët e anarkistëve.

Situata në kryeqytetin grek u normalizua rreth orës 5 të mëngjesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA