Përmbytjet në Paris, vijon gjendja e alarmit – FOTO
28/01/2018 13:46
Shtëpitë dhe bizneset e ndodhura pranë brigjeve të Senës në Paris janë në alarm prej rritjes së nivelit të lumit të famshëm, që kërcënon të dalë nga shtrati.
Katet përdhese të disa godinave në kryeqytetin francez janë mbuluar tashmë nga uji, pas reshjeve të dendura të shiut, por situata rrezikon përkeqësimin e mëtejshëm gjatë fundjavës, kur Sena, nga sa pohojnë meteorologët, do të fryhet edhe më shumë.
Top Channel