Sipas programit të opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ai i PD-së, Lulzim Basha do të flasin të fundit në protestën e kryesuar prej tyre.

Të dy liderët do të takohen në hyrje të Bulevardit, teksa do të nisen të dy nga selitë e partive për të mbërritur së bashku në protestë.

Sipas programit të fjalimeve do të jetë nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho që do të çelë fjalimet, për të vijuar më pas me kreun e Shoqatës Antikomuniste, Nebil Çika.

Fjalën do e marrin me radhë liderët e partive aleate, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Agron Duka etj.

Kryemadhi dhe Basha do të jenë ata që do të përmbyllin fjalimet.

PROGRAMI I PLOTE

1. Zv, kryetari i Partise Demokratike, Edmond Spaho
2. Kryetari i Shoqates antikomuniste te ish te Perndjekurve Politike- Nebil Cika

3. Ky eshte nje bashkim mes qytetareve kunder te keqes, pa dallime partiake. Kemi sot ketu, zotin agim kaca, nje aktivist i njohur i Partise Socialiste, qe ka vendosur te mbeshtese kauzen tone ,Z.Agim Kaca
4. Kryetar i Partise Republikane- Fatmir Mediu-
5. Kryetari i Levizjes per zhvillim kombetar -Dashamir Shehi –
6. Kryetar i Partise Demokristiane -Nard Ndoka
7. Kryetar I partise Bashkimi per te drejtat e njeriut -Vangjel Dule
8. Kryetar i Partise Agrare Ambientaliste – Agron Duka
9. Kryetare e Levizjes Socialiste per Integrim –
Monika Kryemadhi
10. Oficeri i polivise qe ndaloi habilajt, nuk e dinte se ate nate qe ushtroi detyren, ne fakt sapo i kishte hapur dyert nje perndjekje ndaj tij dhe familjes se tij. Dritan Zagani qe zbuloi i pari lidhjet e Tahirit me drogen, vjen ne kete shesh me nje mesazh

11. Kryetari I Partise Demokratike -Lulzim Basha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA