Për të vizituar, 12 vendet “lirë e mirë”; mes tyre edhe Shqipëria
27/01/2018 17:13
Shqipëria është përfshirë në një listë me 12 vende për të vizituar për 2018 nga faqja e njohur e internetit, BrightSide.
Lista është hartuar duke ekuilibruar atë çfarë ofron vendi me çmimin e lirë.
“Shqipëria është plot me vende magjike, që nga qyteti i Gjirokastrës, Syri i Kaltër, Liqeni i Shkodrës, Ksamili, Butrinit, Thethi dhe akoma më shumë. Për më tepër, është e lehtë të gjeni dhoma në hostel për 5 euro në ditë dhe hotele për 10 euro. Çmimet e ushqimeve dhe të pijeve janë ndër më të lirat në Europë dhe restorantet ofrojnë një kuzhinë të pasur tradicionale dhe mesdhetare”, thuhet në përshkrimin e bërë nga Bright Side.
Top Channel