Kryemadhi: Rama është vetëm, të protestojmë në të gjithë Shqipërinë

27/01/2018 12:56

Rama ka mbetur vetëm, është shprehur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në fjalën e mbajtur në protestën e opozitës së bashkuar.

“Për herë të parë jeta politike shqiptare në këto 27 vjet ka një politikan që është vetëm, vetëm e vetëm i rrethuar nga kukullat e tij, që nuk ia zgjasin dot jetën as edhe një minutë. Unë sot jam këtu si ju, si një nënë, si një grua, vajzë shqiptare që e do vendin e saj”, e nisi fjalimin znj. Kryemadhi.

Kryeministri i drogës vijoi ajo, dëshiron t’u vërë njerëzve sahat edhe për frymën dhe ai meriton të largohet një orë e më përpara.

“Kryeministri ynë i drogës iu vuri sahatët e puseve që shqiptarët ndërtuan, për të pasur ujë, pasi askush nuk ua ofronte. Ky kryeminsitër që nuk i vuri sahate puseve të naftës, që vodhi gjakun e shqiptarëve, naftëtarëve, të gjithë atyre djemve shqiptarë, ky njeri do të vendosë sahat për frymën e shqiptarëve. Ky njeri që e donte tepsinë me vete, e ka dhe ta hajë me makaronat e tij dhe çdo gjë tjetër. Ky njeri që urren vendin e tij, familjen e tij, i cili nuk do flamuriun tonë, po tallet me të. Ky njeri duhet të ikë një orë e më përpara”, tha ajo.

Por Kryemadhi u kërkoi dhe një falje shqiptarëve. “Më lejoni t’ju kërkoj falje për gabimet që kemi bërë që i kemi dhënë shansin këtij njeriu 20 vjet që të tallet me shqiptarët. Të protestojmë jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë”, tha ajo.

“Sot dua t’u them me dorë në zemër, më shumë se kurrë kjo protestë ka një rëndësi të veçantë, ka një rëndësi sepse për të gjithë ata skeptikë që nuk besojnë tek opozita, të cilët nuk kanë shpresë te Shqipëria, sot kjo protestë i dha zemër, të gjithë atyre njerëzve, burrave dhe grave të cilët kanë bërë gati plaçkat për t’u larguar. Sot kjo protestë u jep zemër të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave që e ardhmja e tyre është në Shqipëri, prandaj sot më shumë se kurrë ne jemi këtu të gjithë bashkë”, vijoi më tej kryetarja e LSI-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA